Të paktën 14 fansa të Backstreet Boys janë plagosur pasi një strukturë metalike në një koncert u shemb si pasojë e një stuhie në shtetin amerikan të Oklahomës. Stafi po evakuonte fansat kur shiu dhe erërat me shpejtësi 113-128 km/h rrëzuan hyrjen e koncertit. Të plagosurit u dërguan në spital dhe deri tani vetëm dy prej tyre kanë dalë nga spitali. Grupi amerikan anuloi shfaqjen duke thënë: “Ne kurrë nuk duam t’i vendosim fansat tanë në rrezik”.