Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Itali. Një urë është shembur në autostradën A10 në Genova. Rreth 100 metra autostradë e cila ndodhet mbi një lagje shumë të populluar të qytetit është shembur.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe forcat e policisë. Shembja e strukturës dyshohet të ketë shkaktuar viktima. Deri tani asgjë nuk është konfirmuar.
Disastro a #Genova. Crolla il ponte Autostradale. Stiamo cercando informazioni. pic.twitter.com/f2Z0c91JLZ
— Sergio Battelli (@BattelliSergio) August 14, 2018