Shkon në 35 numri i viktimave pas shembjes së urës në autostradën A10 në Genova. Mes viktimave është është një fëmijë. Ka edhe disa të plagosur në gjendje të rëndë. Aksidenti, i cili ndodhi pak para mesditës ka shkaktuar panik në një nga rrethet më të populluara të qytetit. Në kohën e tragjedisë, një stuhi e dhunshme kishte përfshirë zonën. Ministri italian i Transportit Danilo Toninelli tha se ka gjasa që kjo të jetë "një tragjedi e madhe".
Ekipet e shpëtimit: "Këtu është ferri". Kjo është ajo që thonë ekipet e shpëtimit, të angazhuar në kërkimin dhe rikuperimin e njerëzve nën rrënojat pas rënies së urës Morandi. "Rënia e materialeve nga ura ka ndaluar. Tani mund të bëjnë kërkime dhe shpëtime më me lehtësi"-shpjegojnë ata. Mbi 20 makina me dhjetëra persona kanë mbetur nën rrënoja dhe qindra forca zjarrfikëse janë në betejë me kohën për shpëtimin e të mbijetuarve.