Ajo është duke shijuar romancën me të dashurin Channing Tatum, me të cilin është në një lidhje prej tetorit të vitit të kaluar.
Jessie J vendosi që të tregonte trupin e saj me celulit të enjten, pasi postoi disa foto në Instagram.
Këngëtarja 30-vjeçare pozon në plazh me rroba banje dhe ka vendosur që të mos i editojë fotot.
“Për ata që më thonë se kam celulit. E di. Kam pasqyrë”, shkroi ndër të tjera Jessie J në postim.
Në një prej fotove ajo pozon gjysmë e shtrirë, pa pikë makijazhi, ndërsa në foton tjetër këngëtarja është e kthyer me kurriz nga kamera dhe celuliti është i dukshëm.