INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shën Valentinin e festuat por ndoshta nuk i keni dëgjuar këto 14 fakte interesante...

Shën Valentinin e festuat por ndoshta nuk i keni dëgjuar këto 14 fakte interesante...

Publikuar më: 08:27 15-02-2018

Që të dashuruarit të duhen gjithë jetën, nuk mjafton vetëm “Dita e të Dashuruarve”. Janë disa elemente që të bëjnë këtë festë kaq popullore në të gjithë botën.

Ju sjellim disa fakte interesante për “Shën Valentin”.

1. Teoria më e famshme për origjinën e Shën Valentinit është që Perandori Claudius i Dytë nuk kishte dashur që burrat romakë të martoheshin gjatë kohës së luftës. Peshkopi Valentini kishte vepruar kundër dëshirës duke i martuar çiftet fshehurazi. E, pasi që ishte zënë e burgosur, ai nga burgu ia kishte shkruar një letër të dashurës së tij, në fund të së cilës shkruante: ‘Nga Valentini yt’.

2. Bazuar në statistika, rreth 3 për qind e pronarëve të kafshëve shtëpiake iu japin dhurata kafshëve të tyre në Ditën e Shën Valentinit.

3. Çdo vit këmbehen rreth 1 miliard kartolina në Ditën e Shën Valentinit.

4. Beqarët, në disa vende të botës më 14 shkurt mblidhen për t’u argëtuar me njëri-tjetrin.

5. Në Finlandë 14 shkurti shënon ‘Ditën e Shokëve’. Pra, në këtë datë, finlandezët mendojnë për shoqërinë e jo për partnerin.

6. Shumë besojnë që simboli X ishte bërë sinonim i puthjes në epokën e mesjetës. Njerëzit nuk kishin mundur t’i shkruanin emrat e tyre, kishin vizatuar një X, të cilin më pas e kishin puthur, për ta treguar sinqeritetin.

7. Në mesjetë, femrat kishin ngrënë ushqime të çuditshme në Ditën e Shën Valentinit, me qëllim që më pas të ëndërronin për partnerin e tyre të ardhshëm.

8. Në vitin 1537, Mbreti Herny i Gjashtë i Anglisë edhe zyrtarisht e kishte shpallur 14 shkurtin ditë feste për Shën Valentinin.

9. Në vitet e 1800-a, doktorët zakonisht i kishin këshilluar pacientët që të hanin çokollatë, për ta kaluar dhimbjen e shkaktuar nga ndarja me partnerin.

10. Richard Cadbury kishte prodhuar kutinë e parë të çokollatave për Ditën e Shën Valentinit në fund të viteve të 1800-a.

11. Më shumë se 35 milionë kuti çokollate, në formë zemreje, shiten çdo vit në Ditën e Shën Valentinit.

12. 73 për qind e njerëzve që blejnë lule në Ditën e Shën Valentinit janë burra.

13. Sasia e çokollatës që blihet në Ditën e Shën Valentinit kap vlerën e 1 miliard eurove.

14. 220.000 është numri mesatar i propozimeve për martesë që bëhen në Ditën e Shën Valentinit çdo vit.

Article Logic
Execution time: 0.0038688182830811