Shëndetësia është një nga sektorët që ka përplasur më shumë qeveritë me opozitën, pavarësisht kaheve politike që i përkasin. Edhe nën qeverisjen e vendit nga socialistët shëndetësia ka qenë pikë e nxehtë debati mes dy kampeve politike. Në kartolinën e urimit për një ditë të mbarë Kryeministri Edi Rama sjellë pikërisht një video për shëndetësinë, e cila sipas tij po shkon drejt “shëndetësisë që duam”. Radhët e gjata, mungesa e shërbimit të specializuar janë disa prej problemeve të cilat sipas Kryeministrit sot kanë marrë zgjidhje. Në video shfaqen dy pamje, ajo ku radha është e pafund dhe shërbimi le për të dëshiruar e në një pamje tjetër ku qytetarët marrin shërbimin e duhur pranë spitaleve publike, projekt i cili sipas tij në 2018 do të jetë i instaluar në mbarë vendin..
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë tjetër hap përpara në rrugën e vështirë por të drejtë për Shëndetësinë që duam?”