INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shëndetësia humb nga ndotja e karburanteve dhjetra miliarda euro në vit

Shëndetësia humb nga ndotja e karburanteve dhjetra miliarda euro në vit

Publikuar më: 16:19 27-11-2018

Ndotja e ajrit si pasojë e qarkullimit të makinave është duke shkaktuar humbje prej të paktën 70 miliardë euros për çdo vit në sistemet shëndetësore të Bashkimit Evropian. Vlerësohet se tre e katërta e kësaj humbjeje janë shkaktuara nga tymi i naftës.

Ky studim u krye nga Aleanca Evropiane për Shëndet Publik, që zbuloi se shumica e kësaj shume mbulohet nga taksapaguesit, përmes shërbimeve të financuara nga qeveritë. Në raport citohet se kjo humbje mund të ulet deri në 80%, në rast se ndërmerren disa masa ambicioze.
Lirimi i gazrave nga djegia e naftës ka qenë temë shumë e diskutuar që nga viti 2015.
“The Guardian”, shkruan se në Britaninë e Madhe, shumica e zonave urbane kanë nivele më të larta të ndotjes së ajrit sesa ato që lejohen me ligj. Dëmet u llogaritën duke e matur sasinë e lirimit të gazrave nga veturat në 28 vendet e Bashkimit Evropian dhe shpenzimet në sistemin shëndetësor, pa anashkaluar as vdekjet e parakohshme. Vetëm në Britani të Madhe, vlerësohet së dëmi vjetor nga ndotja e ajrit është rreth 20 miliardë pund.

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049