Kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, nuk i ka shkuar shumë mirë takimi me mbështetësit e saj në Cleveland, Ohio.
Që në hyrje të fjalimit të saj, Clinton është mbytur me pështymën e saj dhe për 4 minuta kolla nuk e ka lënë të qetë.
“Sa herë flas për Trump bëhem alergjike”, u shpreh Clinton duke u përpjekur ta kalojë me humor të gjithë situatën.