INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shëndeti i të vegjëlve në rrezik! Studim, një vakt në ditë me ushqime të pashëndetshme...[VIDEO]

Publikuar më: 14:34 06-06-2018

Në shkolla mjekët dhe mësuesit nuk ngurojnë, që të promovojnë ushqyerjen e shëndetshme, por në pjesën më të madhe të kohës nuk ja dalin. Mjekja e dy shkollave në kryeqytet, Marsida Velo thotë se kanë bërë një anketim me nxënësit dhe sipas saj është për të ardhur keq se shumica e tyre në vaktin ushqimor në atë më të rëndësishmin mëngjesin përdorin ushqime të paketuara apo fast-food-i.

“Një nga pyetjet e studimit ishte në shkollë merrni ushqime nga shtëpia apo i blini jashtë. Pjesa më e madhe e fëmijëve thanë se ushqimet i blejnë jashtë shkollës. Ndërsa në lidhje më pyetjen se sa vakte konsumonin në shtëpi ata u përgjigjën se vetëm dy vaktet”, tha mjekja Marsida Velo.
Doktoresha thekson se pavarësisht se ata punojnë çdo ditë me fëmijët që të edukuar ushqyerjen e shëndetshme duhet, që dhe prindërit të ndikojnë më shumë dhe t’ju japin ushqime me vete, pasi po shtohen fëmijët obezë.
“Janë të rrallë prindërit, që insistojnë që fëmijët të ushqehen shëndetshëm,” ka konstatuar mjekja.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768