INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenja të mira në ekonomi, 2 milionë kupona më shumë

Shenja të mira në ekonomi, 2 milionë kupona më shumë

Publikuar më: 09:06 05-09-2017

Më në fund duket së kemi shenja pozitive në gjenerimin e parave për buxhetin e shtetit.

2 milionë kupona më tepër, turizmi është faktori kryesor që ka bërë që shitjet e bizneseve të jenë më të shumta. Xhiroja e deklaruar e bizneseve u rrit me ritme dyshifrore në gusht, me sezonin turistik që ka rezultuar përcaktues jo vetëm për ecurinë e ekonomisë, por edhe për të ardhurat në buxhetin e shtetit.

“Për muajin gusht dhe këtu nuk përfshihen tatimpaguesit që janë në regjimin e TVSH-së, xhiroja e deklaruar nga biznesi është 5.4 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar; dhe janë lëshuar 2 milionë kupona më shumë se vjet”, deklaron Vasilika Vjero, drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve. 

Nga një informacion zyrtar i nxjerrë nga tatimet na bën me dije se në total, për periudhën janar-korrik shitjet e raportuara nga biznesi janë rritur me 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Sigurisht që do të shohim se sa realisht kjo do të përkthehet në pagesa shtesë, por dua të theksoj se edhe shpenzimet që deklarojnë bizneset do të jenë subjekt kontrolli”, thekson Vjero. 

Sipas Vjeros, rritja e raportimeve është rezultat edhe i luftës ndaj evazionit, veçanërisht në sektorin e turizmit ku gjatë verës u kontrolluan mbi 6500 biznese. “Janë rreth 2.300 tatimpagues të cilët janë penalizuar. Pra, 36 për qind. Sigurisht që këto biznese janë mbajtur nën vëzhgim dhe do të mbeten edhe më vonë”, thotë Vjero.  Gjithashtu nuk harron të përmendë edhe kontrollin në tre sektorë të tjerë që kanë raportuar gjiro më të ulët se vitin e kaluar.

“Si analizë e 7-mujorit neve na rezulton që ka një rënie të lehtë të prodhimit, ndërtimit dhe tregtisë, sektorë të cilët do të jenë subjekt i kontrolleve tona”, shton Vjero. 

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723