INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat e fatit dhe tersit, HOROSKOPI për ditën e sotme, 4 qershor 2020

Shenjat e fatit dhe tersit, HOROSKOPI për ditën e sotme, 4 qershor 2020

Publikuar më: 08:36 04-06-2020

Dashi

Edhe nëse moti nuk do të jetë perfekt, rekomandohet të kryeni disa ushtrime fizike në natyrë. Është koha të bëni gjithçka mundeni për të fituar pëlqimin e personit që dashuroni. Është e rëndësishme të veproni sa më shpejt.

Demi

Ekziston mundësia të ndiheni nostalgjikë për një marrëdhënie romantike në të kaluarën. Mos kërkoni nisjen e një lidhjeje të re, nëse vijoni të mendoni për ish-partnerin/partneren tuaj. Merrini gjërat shtruar dhe mendohuni gjatë para se të vendosni.

Binjakët

Një mik i vjetër mund të shfaqet në jetën tuaj. Ka një arsye pse po hezitoni të kontaktoni me të. Do t’ju duhet pak kohë të zbuloni se për çfarë bëhet fjalë.

Gaforrja

Një person që i besonit shumë më parë ka nisur të shfaqë shenja që nuk ju pëlqejnë. Bëni kujdes me informacionet që ndani me të. Sa i përket anës financiare, nuk përjashtohet mundësia që dikush t’ju kërkojë hua.

Luani

Arritjet tuaja të fundit meritojnë më shumë vëmendje. Është e rëndësishme t’i vini ato në dukje në momentin e duhur. Mos u shqetësoni për ata që mendojnë se po e teproni.

Virgjëresha

Luftoni pafund për të marrë atë çfarë meritoni. Veproni me zgjuarsi për t’i dhënë fund kaosit rreth jush. Partneri/partnerja juaj mund t’ju lumturojë me një lajm të mirë.

Peshorja

Jeni në kërkim të një stimuli? Sot është një ditë e mirë për ta gjetur atë. Kurioziteti do t’ju çojë drejt diçkaje mjaft argëtuese. Do të mësoni shumë më shumë pasi të kontaktoni me një grup, me të cilin do diskutoni një çështje me vlerë për ju.

Akrepi

Kurioziteti i dikujt mund t’ju acarojë gjatë ditës së sotme. Personi në fjalë e di shumë mirë që po tregoni shumë më pak seç dini. Megjithatë, vijoni me qëndrimin tuaj dhe mos i ndani me të tjerë sekretet tuaja.

Shigjetari

Spontaniteti mund t’ju fusë në telashe gjatë ditës së sotme. Mos i shpërfillni këshillat e familjarëve tuaj, pasi do të jenë mjaft të nevojshme për ju. Parashikohet një ditë e ngjeshur për ju në aspektin profesional.

Bricjapi

Parashikohet një ditë përgjithësisht e qetë. Do të keni mundësi të realizoni gjithçka që keni planifikuar për sot. Nuk përjashtohet mundësia e një ftese të veçantë në mbrëmje.

Ujori

Është e rëndësishme të mos mendoni më negativisht. Mos u ndjeni të frikësuar në aspektin profesional, pasi nuk keni asnjë arsye për t’u ndjerë në këtë mënyrë. Tregohuni më aktivë dhe të vendosur.

Peshqit

Mund të përballeni me një situatë të papritur në aspektin personal. Partneri/partnerja juaj mund t’ju tregojë diçka që do t’ju bëjë të futeni thellë në mendime. Sa i përket anës profesionale, parashikohet një ditë e qetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438