INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat e horoskopit me të cilat as mos e mendoni të krijoni një lidhje

Shenjat e horoskopit me të cilat as mos e mendoni të krijoni një lidhje

Publikuar më: 14:53 18-09-2017

Para se të mendoni të hidhni hapin për një lidhje të re, yjet mund t’ju tregojnë diçka aspak të këndshme në lidhje me partnerin tuaj. Për fat të mirë më poshtë mund të zbuloni se me cilat shenja të horoskopit, shenja juaj nuk përputhet aspak.

Dashi
Mos krijoni një lidhje me: Bricjapin (dhe e anasjellta)
Dashi është një nga ato shenja që thyejnë rregullat, ndërkohë që bricjapi iu qëndron besnik. Do të ndiheni gjatë gjithë kohës të kritikuar dhe spontanitetit tuaj do i vinte fundi. Që të dy doni të arrini majat, por Bricjapi punon ditë e natë për këtë, ndërkohë që ju natën e keni të rezervuar për festat.

Demi
Mos krijoni lidhje me: Ujorin (dhe e anasjellta)
Në një lidhje mund të jeni të ngrohtë dhe të jepni shumë nga vetja për të, por ekstavagancat dhe luksi juaj thjesht nuk i shkon Ujorit, i cili është mjaft paradoksal dhe rebel. Bëni kujdes!

Binjakët
Mos krijoni lidhje me: Akrepin (dhe e anasjellta)
E vetmja gjë që ju të dy mund të bëni mirë me njëri-tjetrin është të flirtoni. Kur gjërat fillojnë të bëhën më serioze ama, më mirë hiqni dorë. Ju jeni më shumë për aventura ndërsa Akrepi kërkon besnikëri të plotë që nga moment që jeni puthur për herë të parë.

Gaforrja
Mos krijoni një lidhje me: Shigjetarin (dhe e anasjellta)
Të egër, të lirë, aventurierë, Shigjetarët e jetojnë jetën si një tornado, dhe ndonjëherë kjo ju bën mirë për të dalë dhe ju nga guacka. Por kur ju filloni të jeni të ndjeshëm rreth diçkaje, shigjetari do e kalojë me një shaka pa ju kuptuar aspak, duke ju bërë të ndiheni keq. E dhimbshme!

Luani
Mos krijoni një lidhje me: Peshqit (dhe e anasjellta)
Karakteri i tyre prej një ëndërrimtari mund t’ju tërheqë së tepërmi, madje do ju bëjë të humbni ndonjëherë gjurmët nga realiteti, por luhatjet e humorit të tyre mund të shkaktojnë një stuhi në lidhje dhe t’ju mërzisin pa masë.

Virgjëresha
Mos krijoni një lidhje me: Peshoren (dhe e anasjellta)
Takimet e para do jenë magjike për ju të dy, por kur gjërat të fillojnë të bëhën me serioze, durimi juaj ndaj tyre do ju acarojë së tepërmi derisa të humbni kontrollin. Kjo sepse peshorja e ka të vështirë të ndajë mendjen rreth diçkaje që ju keni bërë plan kohë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0031659603118896