INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat e horoskopit më të vështira për t’i dashur

Shenjat e horoskopit më të vështira për t’i dashur

Publikuar më: 14:30 06-07-2020

Kemi lindur për të shijuar jetën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për të krijuar lidhje të veçanta që na lejojnë të jetojmë eksperienca unike. Dashuria na ‘ndriçon’ dhe na bën të zbulojmë ndjenja dhe ënddra që nuk e dinim se i kishim. Por, ndërkohë që për disa është më e lehtë të gjejnë dashurinë, për disa shenja të tjera është më e vështirë të lënë dikë të hyjë në jetët e tyre. Nëse gjithnjë ke ndjerë se je ‘i përjashtuar’ kur bëhet fjalë për marrëdhënie, mund të ketë një arsye për këtë.

Disa shenja zodiakale janë më të ‘mbyllura’ ndaj dashurisë, përqendrohen në gjëra të tjera, ose janë më të komplikuar në ndjenja, ndaj mund të përballen me sfida të mëdha kur bëhet fjalë për t’u lidhur me dikë. Ja cila është lista me 6 shenjat e horoskopit që e kanë më të vështirë të dashurohen. Kontrollo nëse është edhe shenja jote:

1. VIRGJËRESHA:

Virgjëreshat janë të njohur për personalitetin e fortë që kanë. Nuk mbajnë asgjë brenda vetes dhe kur dyshojnë për diçka, thonë gjithçka që mendojnë, pa iu ‘dridhur qerpiku’, gjë që mund të provokojë mosmarrëveshje dhe debate. Rrallë kalojnë shumë kohë me dikë. Mund të jenë edhe tejet meditues, gjë që i bën të vështirë për t’u afruar me të tjerët.

2. AKREPI:

Akrepët janë njerëz misteriozë. Atyre nuk u pëlqen të tregojnë shumë nga vetja tek personat që i rrethojnë sepse mendojnë se do kenë një avantazh kur do të kenë nevojë.
Jo të gjithë mund të kuptojnë mënyrat e reagimit të Akrepave dhe, edhe pse janë tejet tërheqës, e kanë shumë të vështirë të vendosin marrëdhënie që zgjasin sepse nuk heqin dorë nga karakteristikat e tyre parësore. Personat që rrinë pranë tyre mund të ndihen si të përjashtuar apo edhe të dyshuar, ndaj vendosin të hiqen mënjanë.

3.SHIGJETARI:

Shigjetarët janë një ndër shenjat më impulsive të zodiakut dhe kjo reflektohet në marrëdhëniet e tyre. Janë vazhdimisht në kërkim të eksperiencave të reja dhe jo gjithnjë marrëdhënia jetëgjatë është në anën e tyre. E jetojnë jetën me një ritëm shumë të veçantë dhe jo të gjithë janë të gatshëm të ndërmarrin ‘këtë udhëtim’.

4. UJORI:

Ujorët njihen si ‘zemër gur’, sepse nuk është e lehtë të ndërtosh një lidhje me ta. Këta persona shpesh evitojnë të kontaktojnë me dikë, sepse i konsiderojnë ndjenjat si dobësi. Ata që dashurohen me një Ujor kanë nevojë të kuptojnë mënyrën e vështirë të këtij të fundit dhe të jenë të gatshëm të përballen me disa sfida derisa të fitojnë besimin e tyre.

5. BRICJAPI:

Bricjapët janë impulsivë po aq sa janë metodikë, gjë që bën të paragjykohen dhe gjykohen nga shenjat e tjera që nuk arrijnë dot të kuptojnë natyrën e tyre. Për këtë arsye, edhe pse duan një marrëdhënie, pjesën më të madhe të kohës janë vetëm. Një tjetër faktor që bën të jenë shpesh vetëm, është vëmendja që i kushtojnë karrierës. Ambiciet e tyre të mëdha nuk i japin shpesh prioritet dashurisë, ndaj nuk janë në të njëjtën linjë me partnerin/en.

6. LUANI:

Luanët janë tërheqës dhe ‘gjuetarë’. Janë gjithnjë të gatshëm të jetojnë aventura romantike dhe të flirtojnë. Ja përse, personat që interesohen për Luanët, mund të ndihen të shkurajuar, duke menduar se nuk duhen nga ana e tyre. Megjithatë, edhe pse janë të pavarur dhe kanë ‘frenat e jetës së tyre në dorë’, nuk janë të mbyllur para dashurisë, nëse është diçka që atyre u pëlqen. Janë të gatshëm të përjetojnë lidhje. Kanë nevojë të dinë nëse ekziston një mundësi e tillë.

Nëse të intereson një Luan, mos hiq dorë. Mund t’i flasësh, bëj pjesën tënde. Nëse mendon se ia vlen, provoje një herë. Nëse gjithçka shkon mirë, shijo lumturinë tënde, por nëse nuk shkon ashtu siç duhet, respekto veten dhe largohu në kërkim të diçkaje më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221