INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat që ju keni një jetë të stresuar dhe çfarë të bëni për t’a evituar

Shenjat që ju keni një jetë të stresuar dhe çfarë të bëni për t’a evituar

Publikuar më: 17:53 05-11-2016

Shenjat e stresit

Dr Megan Arroll, një psikolog i njohur dhe autor i një libri të ri për sindromën e irritimit të zorrëve të quajtur IBS, thotë se stresi ndikon në mendjen dhe trupin tonë në shumë mënyra, dhe manifestohet në shumë mënyra në trupin tonë.

Stresi mund të jetë rezultat i mbingarkimit të vetes, kështu që nuk keni nevojë për të të shqetësoheni për gjithçka gjatë gjithë kohës. Ne shpesh tregohemi më shumë të mirëkuptueshëm dhe të dhembshur për të tjerët  sesa për veten.

Ndaj tregohuni  të këndshëm ndaj vetes.

Kjo do të thotë se të thoni “jo”, të bëni disa ditë pushim  dhe ndoshta më e rëndësishmja, të mos e lodhni veten më çështje të parëndësishme, duhet herë pas here.

Ne të gjithë e kemi një kritikë të brendshme, por ky zë mund të jetë shuar nga vetë dhembshuria .

1. Zemra juaj e pauzon një beat dhe kjo mund të jetë shenjë e stresit që trupi juaj  është në grahmat e fundit në luftën jetë a vdekje.

2. Ju humbni kontrollin

Ju mund ta keni të vështirë për t'u përqendruar kur jeni të stresuar kronikisht. Madje edhe nëse nuk arrini të përqëndroheni teksa ndiqni një program  në televizion, tregon se keni nivele stresi.

3. Ju nuk mundeni ende të uleni

 Shqetësimi gjithashtu sinjalizon se stresi po kthehet në një çështje që duhet të adresohet.

4. Shmangni seksin

Humbja e dëshirës seksuale mund të  shkaktohet edhe nga stresi.

5.Ndiheni keq nga stomaku

Stomaku dhe truri komunikojnë me njëri-tjetrin , ndaj kini parasysh se nëse mendja juaj është e çorientuar, edhe zorrët tuaja mund të reagojnë  me dhimbje, kapsllëk dhe diarre.  

6. Gjumi është vetëm një ëndërr e largët

Edhe  të fjeturit edhe me të qëndruarit në gjumë, janë të lidhura që të dyja me stresin afatgjatë.

7. Humbni zërin

Të folurti mund të bëhet i vështirë kur jeni të stresuar  dhe këtë mund ta tregojë edhe frymëmarrja juaj.

8. Stresi mund të çojë në rritjen e nervozizmit i cili më pas mund të bëjë që të diskutoni me ata që ju rrethojnë.

9. Ndjeni sikur bota po zvogëlohet

Të ndjerit të tronditur është një shenjë e zakonshme e stresit të paqëndrueshëm.

10. Nuk mund ta duroni të ftohtin

Stresi dëmton sistemin imun dhe si pasojë, ftohjet dhe infeksionet mund të jenë më të shpeshta.

Çfarë duhet të bëni?

1. Recitoni një poemë me mendjen tuaj. Ky lloj teknike argumentimi mund të lehtësojë stresin.

2. Përdorni kufje me izolim zhurmash, veçanërisht nëse punoni në një zyrë me  ambient të hapur. Zhurma e vazhdueshme në sfond e bën të pamundur përqëndrimin.

3. Delegoni

Ne mund të stresohemi edhe pse jemi duke bërë më shumë seç duhet. Ndarja e detyrave mund të ndimojë ta pakësoni stresin.

4. Piqni

Të gatuani një vakt ju ndihmon të shpërqëndroheni. Duke u përqëndruar  në të tilla gjëra, mendja dhe trupi juaj do të jetë i zënë.

5. Prisni flokët

Por vetëm nëse parikieres suaj i pëlqen të flasë sepse ehde thjeshtë  duke biseduar  me dikë, ju ndihmon të ulni nivelet e stresit.

6. Pushoni së kritikuari

Ne të gjithë e kemi një zë të brëndshëm në kokat tona dhe ky zë ndonjëherë ëhstë mjaft kritikues.

Nëse keni mendime kaq vetënënçmuese kjo do të ndikojë ta shihni veten ashtu sic do t’iu shihnin të tjerët.

7. Krijoni kohë

Jemi të prirur që të nënvlerësojmë sasinë e kohës ndërkohë që duhet të gjëjmë kohë edhe për detajet e vogla që na largojë paksa nga realiteti monoton.

8. Shmangni mërzinë

Shmangni së bëri gjëra të njëjta  sepse  monotonia ka një ndikim të madh tek stresi. Gjeni  gjërat që ju gëzojnë.

9. Pini mjaftueshëm ujë

Dehidratimi  mund të ndikojë në gjendjen mendore dhe fizike gjë që i lë rrugën e hapuir stresit të veprojë tek ju. Sigurohuni të pini shumë ujë gjatë ditës.

10....dhe merrni frymë

Stresi mund të “luftohet” nëpërmjet një frymëmarrje të rregullt dhe të thellë. 

Article Logic
Execution time: 0.0033121109008789