INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat që tregojnë se nuk do jeni kurrë të pasur

Shenjat që tregojnë se nuk do jeni kurrë të pasur

Publikuar më: 05:01 06-07-2017

Edhe pse shprehja është: “Të gjithë kanë të njëjtën mundësi për t’u bërë të pasur, varet nga vullneti i gjithsecilit se ku arrijnë”, nuk është gjithmonë kështu.

Mundësitë mund të jenë të njëjta, por jo të gjithë kanë të njëjtën qasje ndaj pasurisë dhe parasë në përgjithësi.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë disa pika, në mënyrë që të kuptoni nëse keni premisa për t’u bërë të pasur apo jo. Sigurisht, asgjë nuk duhet t’ju demotivojë apo t’ju bëjë pesimistë ndaj asnjëherë mos u dorëzoni!

Kini kujdes, ato që do t’ju rreshtojmë më poshtë mund të jenë lehtësisht të përmirësueshme, ndaj është më mirë kur ia dini defektet vetes. Nëse keni edhe ju shenjat e mëposhtme, nuk jeni të lindur për të qenë një Bill Gates.

Ju harxhoni më shumë energji për të kursyer sesa për të gjetur mundësi për të fituar më shumë para.

Ju nuk keni asnjë ide investimi dhe as nuk keni tentuar ta bëni diçka të tillë.

Ju jeni në rregull nëse keni një pagë konstante, kaq doni.

Ju blini edhe gjëra të cilat nuk keni mundësi t’i keni.

Ju jeni ndjekur ëndrrën e dikujt tjetër, jo ëndrrën që do të donit ju të bënit realitet.

Ju rrallë herë dilni nga zona e komfortit.

Ju nuk i vini synime vetes lidhur me paratë.

Në fillim ju harxhoni, pastaj ruani pjesën që ngelet.

Ju besoni se nuk do të jeni kurrë miliarderë.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387