INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat që tregojnë se trupi ynë ka nivel të lartë toksinash

Shenjat që tregojnë se trupi ynë ka nivel të lartë toksinash

Publikuar më: 16:45 05-04-2019

Toksinat janë të pranishme gati në çdo gjë që na rrethon, në ujë në ajër në ushqime etj. Ato akumulohen në trupin tonë, por mund të arrijnë në nivele që të dëmtojnë shëndetin. Sipas faqes “Bright Side” këto janë shenjat apo sinjalet që jep trupi ynë kur ka ardhur çasti të detoskifikohemi prej tyre.

1-Marrje mendsh

Në çastin kur kemi marrje mendsh apo nuk arrijmë të përqendrohemi do të thotë se niveli i toksinave është i lartë dhe po ndikojnë në trupin tonë. Toksinat arrijnë të reduktojnë vitaminat dhe mineralet për të cilat ka nevojë trupi.

2-Kur deodorantët nuk e kryejnë funksionin e tyre

Në çastin kur doedorantët që hedhim nuk arrijnë të bëjnë punën e tyre dhe kemi sërish djersitje dhe erë të fortë është shenjë se niveli i toksinave në trupin tonë është i lartë.

3-Gjumi nuk është i rregullt

Niveli i lartë i toksinave në trupin tonë arrin të dëmtojë sasisë e hormonit kortizol, i cili është përgjegjës për gjumin duke na çuar kështu në pagjumësi.

4-Dhimbje kyçesh dhe muskujsh

Në çastin kur ndjejmë dhimbje ndërkohë që nuk kemi kryer asnjë aktivitet lodhës për trupin, atëherë është një tjetër shenjë e nivelit të lartë të toksinave.

5-Pulla në trup

Në produktet që përdorim për t’u pastruar si shampo apo locionet të tjera, ato përmbajnë toksina të dëmshme. Diçka e tillë çon në krijimin e pullave dhe tharjen e lëkurës.

6-Kapsllëku

Shumë nga produktet ushqimore që konsumojmë kanë në përbërje të tyre lëndë kimike të dëmshme. Lëndë të tilla mund t’i gjejmë të akumuluara në stomak dhe zorrë duke reduktuar procesin e tretjes dhe duke shkaktuar kapsllëkun.

Article Logic
Execution time: 0.0045731067657471