INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjtërimi i Nënë Terezës bën bashkë yjet e kombit shqiptar [FOTO]

Shenjtërimi i Nënë Terezës bën bashkë yjet e kombit shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 14:18 03-09-2016

Në datën 3 shtator, në “Basilica Papale di San Paolo Fuori Le Mura”, do të zhvillohet koncerti “Himni i Nënë Terezës”, me ideatore dhe producente Dijana Toska. Ky event do të mbahet në vigjilje të ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës koncert ky që bën bashkë disa nga yjet e kombit shqiptar. Do të marrin pjesë yjet më të mëdhenj të operistikës shqiptare e botërore, Ermonela Jaho e Saimir Pirgu, sopranoja protagoniste e koncertit, Inva Mula, baritoni Gëzim Myshketa, tenori Ramë Lahaj e këngëtarja Rita Ora. Zërave të mrekullueshëm të këngëtarëve do t’i bashkohet edhe violina e mjeshtrit Shkëlzen Doli.

Koncerti që do të nisë në orën 19:30 është parashikuar të zgjasë 90 minuta dhe do të ketë si kulm himnin kushtuar Nënë Terezës. 

Rita Ora do të këndojë  këngën “What child is this?” të orkestruar nga Shpëtim Saraçi, në Vatikan. “Ky, ky është Krishti Mbret/ që barinjtë e ruajnë dhe engjëjt i këndojnë/shpejtoni, shpejtoni t’i çoni lavdi/ foshnjës, birit të Marisë!”. Ndërkohë komentet e shqiptarëvenuk mbartin gjë tjetër veçse krenari dhe patriotizëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879