Një banesë në kryeqytet është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në rrugën “Niko Avrami”, ku banesa e shtetasit I. Z., 94 vjeç është përfshirë nga flakët.
I moshuari ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi i krijuar në brendësi të banesës.
Nga hetimet paraprake,“dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa kartona në mes të banesës për tu ngrohur, të cilat kanë shkaktuar diegien e disa orendive të ndryshme duke sjellë më pas dhe asfiksimin e viktimës”.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.