Ka shkuar në 82 numri i të infektuarve ditorë me koronavirus në vend, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa është shënuar edhe një viktimë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka ndërruar jetë një 68-vjeçar nga Puka i intubuar prej 6 ditësh. Pacienti vuante nga SPOK, Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike dhe ishte në gjendje të rëndë.
Shpërndarja gjeografike e të infektuarve është si vijon: 28 në Tiranë, 12 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, 2 raste në Kukës, Elbasan dhe Foer dhe një rast përkatësisht në Korçë e Pukë.
Numri i të shëruarve në total ka shkuar në 1064. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht 571 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
-Tiranë 271
-Shkodër 86
-Krujë 72
-Durrës 33
-Kamëz 30
-Vlorë 28
-Lushnje 12
-Pukë 11
-Elbasan 8
-Fier 6
-Lezhë 3
-Kukës 2
-Tropojë 2
-Mallakastër 2
-Korçë 2
-Berat 1
-Ura Vajgurore 1
-Gjirokastër 1
vijon…