INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shënohet viktima e pestë nga gripi! Ai është një i mitur.

Shënohet viktima e pestë nga gripi! Ai është një i mitur.

Publikuar më: 10:22 17-01-2017

Është shënuar viktima e pestë nga epidemia e gripit. Po këtë herë fatkeqësisht ai është një fëmijë i mitur 2 vjeçar nga Lezha.
Fillimisht ai është ndjekur në spitalin e Lezhës dhe kur gjëndja e tij është përkeqësuar është dërguar pranë Pediatrisë së QSUT në Tiranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë që konfirmon dhe rastin rezulton se fëmija është vaksinuar rregullisht dhe prej një jave ai ka patur temperaturë, ethe, kollë.
Pas një jave qëndrimi në spitalin e Lezhës gjendja e tij nuk është përmirësuar dhe është dërguar menjëherë në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT. Në këtë pavion u vu re se ai ka patur dhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Pacienti është konfirmuar me diagnozën: “Encephalomielit”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët ai jetonte kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin. Po gjithësesi mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor. Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332