INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shënohet viktima e dytë nga CORONAVIRUS në Shqipëri! Ja si u infektua!

Shënohet viktima e dytë nga CORONAVIRUS në Shqipëri! Ja si u infektua!

Publikuar më: 10:26 18-03-2020

Është shënuar edhe viktima e dytë në vendin tonë nga Covid-19. Viktima është një 66-vjeçar ku sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësië kishte komplikacione të rënda.

Mësohet se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonare dhe insuficencë renale.

66-vjeçari lushnjar ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” prej problemeve në mushkëri. Aty ai u infektua nga një familjar i cili i kishte shkuar për vizitë, pak pasi ishte kthyer nga Italia, por që e kishte fshehur këtë fakt në Sanatorium.

Viktima e mëngjesit të sotëm, është i dyti në vendin tonë, pas 73-vjeçares nga Durrësi, e cila gjeti vdekjen qysh në ditët e para të shpërthimit të virusit.

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me Covid-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insufiçenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insufiçencë renale”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334