Meriton Shabani është emri më i ri, që po nderon emrin e Shqipërisë nëpër botë. Futbollisti i të rinjve të Bayern-it ka qenë protagonist në fitoen që ekipi mori ndaj ekipit grek të AEK-ut.
Ky takim ishte i vlefshëm për “UEFA Youth League”, një ndeshje e cila u mbyll me shifrat 0-4 në favor të ekipit të Bayern.
Shabani u aktivizua që nga minuta e parë dhe në minutën e 56-të ai ishte edhe autor i golit të tretë. Edhe ekipi i AEK-ut kishte përfaqësuesin e saj shqiptar në fushën e lojës. Ai ishte Donald Bogdani, i cili luan rolin rolin e qendërmbrojtësit dhe ishte titullar për 90 minuta.
Më poshtë është video-ja e plotë e lojës.