INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shërbim shëndetësor për të gjithë shtresat në nevojë?! [VIDEO]

Publikuar më: 09:12 26-01-2018

Qeveria nis një projekt të ri në shëndetësi. “Kujdesi shëndetësor në komunitet” është projekti që do ti vijë në ndihmë të gjithë shtresave në nevojë. Projekti ka nisur në Lanabregas me shërbimin e kujdesit parësor, ku 1500 fëmijë të komunitetit rom janë vaksinuar, dhe shërbimi ëhstë garantuar nëpërmjet një strukture të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë. Është Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku fakton vaksinimin e fëmijëve romë. Kryeministri nëpërmjet një statusi në facebook thotë se politikat shëndetësore të qeverisë së tij do ti vijnë në ndihmë të gjithë shtresave në nevojë.

Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga Programi për Kujdesin Shëndetësor në Komunitet që ka nisur me vaksinimin e 150 fëmijëve rom pranë banesave sociale të Lanabregasit për të vijuar më tej me çdo grup e komunitet në nevojë në të gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë ?
#PërShëndetësinëQëDuam #FëmijëtTëParët”
Një strukturë lëvizesë do ti shkojë të gjithë shtresave në nevojë në banesë, për të ofruar kujdesin shëndetësor parësor.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158