INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shërbime me një klik, SIGAL prezanton platformën digjitale.

Shërbime me një klik, SIGAL prezanton platformën digjitale.

Publikuar më: 14:58 04-06-2018

Kohë, para dhe stres. Këto janë 3 elementët që shqetësojnë çdo qytetar sa herë kërkon një shërbim qoftë në zyrat shtetërore e po ashtu dhe ato private. Por ky nuk është rasti për kompaninë e SIGAL Uniqa Group Austria, e cila për herë të parë ofron të gjitha shërbimet e saj nëpërmjet një platforme digjitale. Megjithatë biznesi nuk kursen as kritikat e forta ndaj sistemit të drejtësisë. Shqetësimi është ngritur nga kreu i SIGAL Avni Ponari, i cili thotë se në 15 vitet e fundit vendimet e drejtësisë në fakt vetëm sa kanë bërë padrejtësi.
Avni Ponari:
“Gjykatat prej 15 vitesh kanë marrë vendime në dëm për llogari të Byrosë pa thirrur shkaktarët e dëmeve. Asnjë shkaktar nuk ka qenë pjesëmarrës dhe asnjë shkaktar nuk din se çfarë vlerë do të paguaje për një klient të dëmtuar apo jo. Pra të gjitha gjyqet janë bërë në kundërshtim me kushtetutën”.
Këtë deklaratë Ponari e dha gjatë prezantimit të platformës digjitale nga SIGAL, ku tashmë të gjitha shërbimet e kësaj kompanie mund të sigurohen me një klik. Përfitimet e qytetarëve i bën publike zoti Ponari.
Avni Ponari:
“SIGAL UNIQA ka dalë me aplikacionin e ri online të dedikuar për sigurimet, ku qytetarët jo vetëm mund të marrin të gjitha informacionet që ju duhen për sigurimet dhe të blejnë online sigurimin që ju duhet, por në kohë reale mund të aplikojnë për dëmshpërblimin. Kompania po punon që edhe dëmet shëndetësore edhe dëmet materiale që ju ndodhin klientëve të mund të procesohen online, pa patur nevojë të shkojnë në zyra. Një tjetër risi e kompanisë SIGAL UNIQA është edhe ngritja e Qendrës së Asistencës për të Dëmtuarit nga Aksidentet Automobilistike. Kjo qendër u mundëson qytetarëve që të shkurtojnë kohën dhe burokracitë nëpër zyra dhe gjykata, dhe të marrin në një kohë shumë të shpejtë dëmshpërblimin sipas vlerës që ju takon me ligj, duke shmangur kështu edhe zvarritjet e proceseve gjyqësore dhe ndarjen e dëmshpërblimit me përfaqësuesit ligjorë.

Ndërsa ministrja Sonila Qato e konsideron të rëndësishëm procesin e digjitalizimit e këtij shërbimi, pjesë e të cilit janë dhe sigurimet vullnetare për pensionet. Por si janë shifrat e sigurimeve vullnetare? Qato i bën publike.
Sonila Qato:
“28% më shumë sigurime vullnetare të pensioneve”.
SIGAL UNIQA është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, me një shtrirje edhe në Kosovë e Maqedoni. Që prej vitit 2002, SIGAL udhëheq tregun shqiptar të sigurimeve, me rreth 30%. Pavarësisht shtimit në numër të kompanive të sigurimit, SIGAL e ka ruajtur pozicionin si lider të tregut, vetëm në sajë të shërbimeve më të mira ndaj klientëve, nëpërmjet produkteve me interes ofruar tek qytetarët dhe pagesës së dëmeve në kohë dhe në vlerën e duhur sipas ligjit. Me rreth 900 mijë kontrata në vit, mbi 152 milionë euro dëme të paguara vetëm 10 vitet e fundit si dhe një volum primesh gjithmonë në rritje, lideri i sigurimeve udhëheq bindshëm tregun dhe është kompania më e besuar për shqiptarët.
Grupi SIGAL UNIQA numëron rreth 1200 punonjës dhe agjentë, zotëron 121.2 milionë euro asete dhe ka të gjitha parametrat financiarë në përputhje me kërkesat e ligjit.
Me futjen e UNIQA-s grupi SIGAL mori një tjetër hov zhvillimi, që ndikoi ndjeshëm në në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve, në përmirësimin e infrastrukturës, krijimin e standarteve të europiane për kompaninë dhe tregun në tërësi, sikundër kjo reflektoi edhe në rritjen e volumit të primeve por edhe në një rritjen e dëmshpërblimit në kohë rekord të klientëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998