INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shërbimet publike të dobëta! Banka Botërore, Shqipëria e parafundit në Europë

Shërbimet publike të dobëta! Banka Botërore, Shqipëria e parafundit në Europë

Publikuar më: 09:56 26-07-2018

Pothuajse të gjitha sektorët e rëndësishëm në vendin tonë marrin shumë pak para nga buxheti për shërbime publike. Ndaj kemi infrastrukturë të dobët, shkolla apo dhe spitale të amortizuara. Banka Botërore në këtë drejtim ka renditur vendin tonë të parafundit në Europë për shërbime publike të nënfinacuara, ku infrastruktura publike është më problematikja, ndërsa shërbimet bazë si arsimi dhe shëndetësisa marrin shumë pak fonde në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, krahasuar me shumicën e shteteve. 

Sipas të portalit ndërkombëtar të të dhënave www.statista.com dhe Bankës Botërore, Shqipëria la pas vetëm Irlandën për investimet publike në 2017.
Të dhënat tregojnë se Franca, Finlanda dhe Belgjika mbajnë shpenzimet më të larta publike në raport me PBB. Ndërsa më keq paraqiten Irlanda me 25.7%, Shqipëria me 29.7%, Maqedonia me 30% dhe Rumania me 30.8%.
Por në këtë renditje Shqipëria përveçse nuk ka një pozicion të mirë në Europë ka pësuar përkeqësim edhe në raport më vetveten.
Sipas ekspertëve Shqipëria është e detyruar të mbajë shpenzime të ulta publike për aq kohë sa nuk përmirëson rendimentin fiskal. Gjatë vitit të kaluar të ardhurat buxhetore ishin pak më shumë se 27 % e PBB një nga përqindjet më të ulta në Europë, dhe kjo mban të limituar mundësitë e qeverisë për të shpenzuar si vendet e tjera të Europës

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715