INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shërbimet sekrete britanike zbulojnë një personit të tretë të përfshirë në rastin 'Skripal'

Shërbimet sekrete britanike zbulojnë një personit të tretë të përfshirë në rastin 'Skripal'

Publikuar më: 08:45 28-09-2018

“Një oficer i tretë i inteligjencës ushtarake ruse që ka kryer një mision zbulimi para helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal është identifikuar nga policia kundër terrorizmit dhe shërbimet e sigurisë”. Kështu shkruan gazeta britanike “The Telegraph”. Agjenti i GRU besohet të ketë vizituar Salisbury për të ndihmuar në planin e sulmit para se dy nga kolegët e tij të sillnin agjentin nervor. “The Telegraph” i referohet zyrtarëve të ministrisë së Jashtme se rusët bën përpjekje për të vrarë ish-spiunin për shkak se ai u largua nga Moska. Agjenti i tretë besohet se ka vizituar Sallsbërin për të ndihmuar në planifikimin e sulmit, para se dy kolegët e tij të kenë dërguar Noviçokun në Britani, agjent nervor i kategorisë ushtarake, i cili është zhvilluar në ish-Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Sulmi me noviçok la në gjendje kritike, Skripalët, më pas situata e tyre u përmirësua dhe ata u dërguan në një destinacion të panjohur për çështje sigurie. Më 5 shtator, Britania ka bërë të ditura akuzat kundër dy burrave rusë, fotografitë e të cilëve janë prezantuar nga policia britanike, si të dyshuar për kryerje të sulmit.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223