INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shërbimet sekrete detyrojnë Donald Trump t’u dorëzojë telefonin

Shërbimet sekrete detyrojnë Donald Trump t’u dorëzojë telefonin

Publikuar më: 16:13 20-01-2017

Shërbimet sekrete kanë detyruar Donald Trump t’u dorëzojë telefonin, për ta zëvëndesuar me një të ri,  të ‘paprekshëm’ nga hakerat. Mesa duket Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdorë një telefon “Android”, të një edicioni të limituar i cili do i ofrojë atij më shumë siguri.

“The New York Times”  raporton se Trump do të përdorë madje edhe një numër të ri, në telefonin e tij “Android” i cili sipas raporteve ende nuk dihet se kujt marke i përket.

Telefoni është aprovuar nga shërbimet sekrete amerikane të cilat do i mundësojnë presidentit të ri të përdorë një telefon shumë të siguruar gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Më herët edhe Barack Obama përdorte një telefon me siguri të lartë të markës “Blackburry”, dhe ku numrin e tij personal dhe email-in e kishin shumë pak njerëz.

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043