INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shërbimi e-Kioskë në Tiranë, ja dokumentet që mund të tërhiqni

Shërbimi e-Kioskë në Tiranë, ja dokumentet që mund të tërhiqni

Publikuar më: 11:16 28-04-2018

Njësoj si një bankomat, edhe njësitë administrative të Tiranës ofrojnë shërbim më të thjeshtë për qytetarë, që vetëm në pak minuta mund të tërheqin një certifikatë, leje apo të aplikojnë për një kërkesë në Bashkinë e Tiranës.

Këto pajisje që janë vendosur në disa njësi administrative nga Bashkia e Tiranës ofrojnë një shërbim më të shpejtë për qytetarët, të cilët mund të pajisen në kohë reale me dokumentet e nevojshme. Përmes kësaj teknologjie inovative qytetarët marrin shërbim 24 orë nga Bashkia e Tiranës, duke ulur radhën e pritjes, lehtësuar procedurat dhe automatizuar i shërbimeve.
Bashkia Tiranë do të ofrojë mundësinë e printimit përmes “Sherbimit e-Kiosk” të shërbimeve të mëposhtme të kërkuara nga qytetari:

1. Hapësira Publike
• Leje për zënie hapësire publike për hapësira reklamuese (city lights);
• Leje për zënie hapësire publike për “Ekspozimin e mallrave jashtë njësisë së tregtimit;
• Leje për zhvillim aktiviteti promovues, artistik, kulturor, manifestimi politik etj në hapësirë publike;
• Leje për zhvillim panairi në hapësirat publike;
• Leje për zënie hapësire publike nga aktivitetet restorative dhe/ose rekreative;
• Leje për zhvillimin e aktiviteteve ambulatore në hapësirat publike,Tregjet;
• Hyrje-dalje për mjetet e subjekteve që kryejnë aktivitete tregëtare;
• Hyrje-dalje për mjetet në banesë;

2. Transporti
• Licencë për transport të udhëtarëve me taksi 4 +1 dhe 8 + 1 ,faza e parë, fizik;
• Liçencë të transportit të udhëtarëve me taksi 4 +1 dhe 8 +1, faza e dytë,fizik;
• Licencë transporti të udhëtarëve me taksi 4 + 1 dhe 8 + 1, faza e parë, juridik;
• Ndryshimin e automjetit taksi, faza e parë , fizik/juridik ;
• Liçencë për shërbime të rregullta të specializuara;
• Për autorizim qarkullimi brenda unazës së qytetit;
• Për ndryshimin e automjetit taksi, faza e dytë, fizik/juridik;
• Pajisjen me autorizim për parkim në vendet e rezervuara për invalid (për rastet e shoqërimit të invalidëve);
• Pajisjen me autorizim për parkim nga invalidët në parkimet publike (për rastet e drejtimit të automjete speciale nga vet invalidët);
• Për licencë të transportit të udhëtarëve me taksi 4 +1 dhe 8 +1, faza e dytë, juridik;
• Rinovimin e liçencës për transport udhëtarësh me taksi 4+1 dhe 8+1, fizik/juridik;
• Për ndryshimin e mjetit të çertifikuar, me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, subjekt juridik;
• Për ndryshimin e mjetit të çertifikuar, me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, subjekt juridik;
• Për të rinovuar liçencë për transport udhëtarësh në linjë të rregullt qytetëse, juridik;
• Për të rinovuar liçencë për transport udhëtarësh në linjë të rregullt rrethqytetëse fizik / juridik;
• Për shtimin e mjetit për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, juridik;
• Për shtimin e mjetit për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, juridik;
• Për pajisjen me/rinovim çertifikatë për transport mallrash brenda vendit për llogari të vet juridik;
• Për t’u pajisur me liçencë agjenci transporti të udhëtarëve brenda vendit dhe taksi fizik/juridik;
• Për t’u pajisur me liçencë/çertifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, juridik;
• Për t’u pajisur me liçencë/çertifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, fizik/juridik;
• Për t’u pajisur me dublikatë liçence/çertifikatë/leje/autorizim person fizik/juridik;
• Çertifikatë për transport udhëtarësh për llogari të vet brenda vendit;
• Për t’u pajisur me liçensë agjenci transporti ndërkombëtar të udhëtarëve, rinovim;
• Për t’u pajisur me liçencë për agjenci të transportit të udhëtarëve brenda vendit dhe taksi rinovim fizik/juridik;
• Për pajisjen me/rinovimin licencë dhe certifikatë për transport malli për të tretë dhe me qira brenda vendit fizik/juridik;
• Për t’u pajisur me liçencë agjenci transporti ndërkombëtar të udhëtarëve;
• Për t’u pajisur me liçencë/çertifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse juridik,faza e dytë;
• Për t’u pajisur me liçencë/çertifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse juridik, faza e dytë;
• Për t’u pajisur me liçencë/çertifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, fizik/ juridik ,faza e dytë;
• Formulari tip i autodeklarimit ;
• Për ndryshim mjeti të çertifikikuar për transport udhëtarësh për llogari të vet brenda vendit;
• Për ndryshimin e mjetit të çertifikuar, me një mjet të ri, ose shtimin e mjeteve për transport të mallrave për të tretë dhe me qira brenda vendit person fizik/juridik ;
• Për ndryshimin e mjetit të çertifikuar, me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, juridik;

3. Strehimi Social
Programi per subvencionim te interesave te Kredise
• Informacion mbi fazen e pare te aplikimit
• Formulari i Strehimit
• Njoftimi publik,Të ardhurat minimum dhe maksimum të përfituesve potencial
• Informacion mbi fazen e dyte te aplikimit
• Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit.

4. Vërtetim i detyrimeve të prapambetura për subjektet që ushtrojnë aktivitetin në territorin e Bashkisë Tiranë, faturë arkëtimi.
Sistemi e-kiosk është implementuar në vendodhjet e mëposhtme:
• Bashkia Tiranë, Godina Qëndrore
• Njesia Administrative nr. 1,2
• Njesia Administrative nr. 5
• Njesia Administrative nr. 11
• Njesia Administrative Farke
• Njesia Administrative Vaqarr
• Njesia Administrative Berzhite
• Njesia Administrative Petrele
• Njesia Administrative Baldushk
• Njesia Administrative Shëngjergj

Article Logic
Execution time: 0.0041401386260986