INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shërbimi i provës ka nisur të funksionojë në Shqipëri! Ja sa dënime alternative janë dhënë

Shërbimi i provës ka nisur të funksionojë në Shqipëri! Ja sa dënime alternative janë dhënë

Publikuar më: 10:42 14-03-2019

Personat që kanë shkelur ligjin dhe kanë kryer vepra të lehta dënohen me punë falas në komunitet. Vitet e fundit shërbimi i provës po funksionon dhe në Shqipëri. Nga viti 2009 deri në vitin 2018 janë 5306 individë në Shqipëri që nga gjykatat janë dënuar pikërisht me punë në komunitet. Një përmbledhje e shifrave të bëra nga Shërbimi i Provës në vend tregon se kjo shifër zë 13.8% të dënimeve totale të dhëna nga gjykatat.

Që prej fillimit të funksionimit të Shërbimit të Provës në vitin 2009 e deri në fund të vitit 2018, numri i personave të cilët janë vendosur me vendim gjykate në njërën prej alternativave të dënimit me burgim është 38.462, mbikëqyrja e të cilëve realizohet mbi bazën e programeve individuale të trajtimit. Alternativa e dhënë më shpesh nga gjykata është Pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në periudhë prove ka prekur në që nga 2009, 31.074 të dënuar. Ndërsa puna në interes publik kanë kryer 5.306 të dënuar, lirimi me kusht 1.498 persona, arrest shtëpie 570.

Article Logic
Execution time: 0.00537109375