INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherefedin Shehu, jo çdo e keqe vjen për keq

Sherefedin Shehu, jo çdo e keqe vjen për keq

Publikuar më: 13:35 14-09-2016

Pas humbjes si kandidat për Bashkinë e Dibrës, ka folur Sherefedin Shehu. Ai u ka dërguar një mesazh dibranëve duke shprehur për ta gjithësesi respekt, ndërsa për të majtën që dhe fitoi ai ka shprehur një akuzë të fortë.

“Gardianet e hashashit ju kërcënuan në mënyrë sistematike nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e vetë shefit të komisariatit. Unë e dëgjova nga goja juaj, se e kishit të pamundur të mbillnit tokat tuaja apo të prisni dru në malet tuaja, se trafikantët e mbledhur në Dibër nuk ua lejonin një gjë të tillë. Varfëria që u thellua në këto tre vjet e rriti tundimin e më të varfërve, e më të pamundurve për ta shitur votën sepse në fund të fundit kjo është filozofia e Edi Ramës, sa me i varfer populli, aq me më e lire vota.”

Shehu shtoi se mosfitorja e tij mund të përkthehet në këtë mënyrë:  “Jo çdo e keqe vjen për keq”.
Ndërsa dibranëve iu drejtua kështu:
“Kjo ishte një beteje të cilën unë e humba. Por siç thonë librat e shenjtë: Jo çdo e keqe vjen për keq!” Qoftë ky fillimi i fundit të poshtërimit të shqiptareve duke u blerë votën, nderin dhe dinjitetin. Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe në çdo ditë të jetës time me aq sa kam mundësi do të mundohem të bej gjithçka për zhvillimin e Dibrës e një jete më të mirë për dibranët”.

Article Logic
Execution time: 0.0032861232757568