Një lajm i mirë nga vjen sot nga spitali i Infektivit, ku 6 pacientë kanë lënë ambientet e spitalit të shëruar nga Covid-19.
Në total deri tani janë 31 të infektuar me koronavirus të cilët janë shëruar. Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.
Ministrja Manastirliu me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjashtë pacientë të shëruar kanë lënë sot spitalin infektiv.
Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 186.
Lajm i mirë
Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të #shëruar nga #COVID-19
Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë
#FORCA ekipit të mjekëve të #Infektivit
#BashkëJaDalim