INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr “live” në emision, Rudina e quan transgjinore, Linda Rei nxehet keq dhe ia kthen…

Sherr “live” në emision, Rudina e quan transgjinore, Linda Rei nxehet keq dhe ia kthen…

Publikuar më: 18:23 25-09-2017

Linda Rei tashmë është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar pasi ka rrëfuer publikisht në ekran sesi u transformua nga djalë në vajzë në moshën 18-vjeçare, pasi e ndjente veten të tillë. Pavarëisht karakterit paragjykues të popullit shqiptar, Linda është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me” dhe së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Rudina”. Por intervista nuk ka shkuar ashtu siç duhet, për shkak se ka patur një debat mes saj dhe moderatores. “Molla e sherrit” është pyetja që i drejtoi Rudina-Lindës.  

"Si është jeta jote si transgjinore", e pyeti ajo.

"Nuk jam transgjinore", u përgjigj Linda, ndërsa Rudina ia ktheu: "Je shndërruar...".

"Jo, fjala trans do të thotë "në mes", je transgjinor kur je seksi mashkull por, ke paraqitjen e femrës ose e anasjellta. Unë jam operuar dhe jam seksi femër", tha Linda, përgjigje që nuk e bindi Rudinën, e cila vazhdoi të insistonte, se Linda është transgjinore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674