INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grushta mes simpatizantëve në Durrës. Reagon policia: Sherri nuk ka sfond politik

Grushta mes simpatizantëve në Durrës. Reagon policia: Sherri nuk ka sfond politik

Publikuar më: 17:39 25-06-2017

Një tjetër incident është raportuar në lagjen 18 në Durrës. Mediat online raportojnë se atje ka ndodhur një incident mes disa anëtarëve të Partisë Socialiste dhe një grupi simpatizantësh të Lëvizjes Socialiste për Integri. Reagon policia e Durrësit e cila  ka njoftuar se konflikti nuk ka sfond politik, por për motive të dobëta. Sipas policisë sherri ka ndodhur si rezultat i një konflikti të mëparshëm, e për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Xh.M. 26 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051