INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr masiv mes PS-PDIU-së? Arrestohet nënkryetari i bashkisë Dibër

Sherr masiv mes PS-PDIU-së? Arrestohet nënkryetari i bashkisë Dibër

Publikuar më: 19:48 31-01-2018

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e sotme përpara godinës bashkiake të Dibrës, nënkryetari i bashkisë në bashkëpunim ka goditur me grushte dhe sende të forta disa persona.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Ernolt Cani, 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 237 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.

Arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:

– D.M,  30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi  ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e  Peshkopisë  ka dalë nga spitali;

– E.D,  33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi  ka dalë nga spitali;

– H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;

– L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0040581226348877