Shtatë persona janë përleshur me njëri-tjetrin gjatë një sherri masiv ka të regjistruar në Gramsh në lagjen “Sopoti”. Informacionet e marra në mënyrë jozyrtare bëjnë me dije se motivi i sherrit ka qenë vend ku është parkuar një makinë. Makina në pronësi të personit të arrestuar Armando Vërça 31-vjeç e parkuar para ambjentit të lokalit të palës tjetër të konfliktuar ka bërë që dy palët ët [ërfshihen në një sherrë masivë. Pas mbërritjes së Policisë është bërë e mundur arrestimi i Armando Vërças, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 R.D.19 vjeç, A.Ç. 38 vjeç dhe A.V. 31 vjeç pasi dyshohet të kenë kanosur dhe goditur me grushta tre persona të moshës 43, 38 dhe 26 vjeç, banues në Gramsh. Materialet i kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.