Mbrëmjen e kaluar një sherr masiv ka ndodhur në lokalin ku performonte këngëtari i njohur Robert Berisha.
Mediat kosovare raportojnë se një person ka mbetur i lënduar, ndërsa tre të tjerë janë vendosur në prangat e policisë, si autorë të konfliktit.
Mësohet se gjatë zënkës në skenë ishte duke kënduar Robert Berisha, i cili ishte i ftuari special i mbrëmjes së Krishtlindjeve.
Në një video të siguruar nga “Insajderi” shihet se 6 makina policie kanë ardhur për të ndërhyrë, ndërsa njerëzit qëndrojnë jashtë të shokuar.
Pas këtij sherri mësohet se Roberti ndaloi performancën dhe ende nuk është zbuluar arsyeja përse nisi e gjitha kjo.