Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet. Pas një sherri janë plagosur katër persona me armë zjarri. Mësohet se katër të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.09.2017,rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Në rrugën "Gjergji Legisi", pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.
Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jshtë rrezikut për jetën.
Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.