INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr me armë për një vendparkimi, në pranga

Sherr me armë për një vendparkimi, në pranga "Doraci" [VIDEO]

Publikuar më: 12:16 20-10-2017

Një vendparkimi në Tiranë është bërë shkak për një konflikt më armë.

Nga hetimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Mujo Ulqinaku" ku tre persona janë konfliktuar për një vend parkimi dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka vendosur në pranga 28-vjeçarin Ardit Isufaj i njohur me emrin "Doraci" dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË

Konfliktohen për një vendparkimi.

Qëllojnë në ajër me armë zjarri, një në pranga një në kërkim.

Më datë 19.10.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3, kanë bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2017, rreth orës 20:00, në Rrugën "Mujo Ulqinaku", ka patur të shtëna me armë zjarri dhe në cilësinë  e provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm (si ato të pistoletës TT).

Nga hetimet e kryera është arritur të mësohet se konflikti ka ndodhur midis tre shtetasve dhe arsye  e këtij konflikti ka qenë  një vendparkimi.

Falë punës operative-hetimore dhe proceduriale të kryer është bërë i mundur identifikimi i personave të përfshirë në këtë konflikt dhe më pas arrestimi i shtetasit:

- Ardit Isufaj, i njohur si "Doraci", 28 vjeç, banues në Tiranë, (Nenet 300,278, 84 dhe 274)

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:

- F. Gremi, i njohur si "Lori", 36 vjeç, banues në Tiranë, (Nenet 278, 84 dhe 274)

Gjithashtu, është proceduar shtetasi, M. P., 68 vjeç, banues në Tiranë (Neni 300).

Shtetasi M. P, ka parkuar automjetin e tij në afërsi të shkallës së pallatit ku banon shtetasi F. Gremi, ku ky i fundit është afruar dhe ka filluar të debatojë me shtetasin M.P, më pas është afruar edhe shtetasi Ardit Isufaj.

Pas debatit shtetasit A. Isufaj dhe F. Gremi kanë kanosur shtetasin M. P dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendparkimi.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga Nenet 84, 274, 278 dhe 300 të Kodit Penal.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498