Dy punonjës të policisë janë zënë me njëri-tjetrin në ambjentet e Komisariatit Lezhë e për këtë arsye të dy janë pezulluar.
Policia bën me dije se Oficeri i patrullës së Përgjithshme me inicialet N.SH ka goditur me grushte efektivin e Patrullës së Përgjithshme me inicilaet M.M i cili i është kundërpërgjigjur.
Ka qënë efektivët e tjerë të cilët kanë mundur të shuajnë sherrin.
Ndaj tyre ka nisur edhe një procedim disiplinor.