Dy baballarë janë përfshirë në një zënkë të ashpër gjatë një ndeshje futbolli mes skuadrave UD Teide dhe UD Guia të fëmijëve në javën e 22 të kampionatit Division de Honor de Juveniles në Spanjë.
Dy burrat që mbronin fëmijët e tyre që luanin në skuadra të ndryshme pas një debati filluan të godisnin njëri-tjetrin me grushta e shkelma dhe përfunduan me plagë.
Pamjet u bënë virale në internet: