Në qytetin e Përmetit ka ndodhur një sherr me thika. Dy persona janë arrestuar pasi plagosën një të ri 20 vjeç. Të arrestuarit janë A.Z 25 vjeç dhe M.A 26 vjeç, banues në Përmet.
Sipas policisë, pas sherrit në pedonale janë arrestuar dy të rinjtë të cilët goditën disa herë me thikë në trupin e 20 vjeçarit me iniciale V.XH. I plagosuri u transportua në spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore pas plagëve të rënda.
Në provat material u gjet dhe u sekuestrua thika. Materialet janë kaluar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Përmet për hetime të mëtejshme.