Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit mbrëmjen e sotme. Pas një sherri me thika mes dy të rinjvë, një 16-vjeçar ka humbur jetën. Gjatë sherrit, A.M është qëlluar me thikë nga një 17-vjeçar. Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda. Policia ka arrestuar autorin e këtij krimi, R.M, 17-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Policia kap brenda pak minutash autorin e dyshuar te nje vrasje me thike ne Kukes. Pak minuta me pare në shtetitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R.M., 17vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.M, 16 vjeç, banues në Kukës.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen. Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar. Ai eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e perdorur nga autori. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.