Një sherr me thika ka ndodhur mes dy shoferëve në Ersekë, i cili ka përfunduar me plagosjen e një personi.
Burimet nga policia tregojnë se grindja ka ndodhur për arsye banale. Ngjarja ka ndodhur tek stacioni i Ersekës, nga ku bëhet me dije se i plagosuri është shoferi i autobusit Mariglen Sardi.
Shoferi i fugonit që punon taksi pa licencë, Rei Elmasllari, ka qëlluar tre herë me thikë shoferin e autobusit, i cili përfundoi në spital.
Mësohet se edhe ditë më parë, Elmasllari ka kërcënuar me dru shoferin e autobusit.