Pas një sherri për motive që ende nuk janë bërë të ditura, kanë mbetur të plagosur 2 shtetas të rinj, pikërisht A.T 24 vjeç dhe A.F 18 vjeç, banues në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër dhe të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal ku iu është dhënë ndihma e parë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohe Policia ka arritur menjëhërë në vendngjarje, ku ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit M.Sh 30 vjeç, M.B 28 vjeç dhe A.B 23 vjeç.