Një sherr me mjete të forta ka ndodhur midis dy persona në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në një lokal në Fushë-Mëzez, ndërsa si pasojë kanë mbetur të dy të plagosur.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin me iniciale E.M. dhe 32-vjeçarin me iniciale Sh.S.
Sipas policisë dy të rinjtë kanë përfunduar në goditjen e njëri-tjetrit pas një konflikti çasti dhe aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 20:30, në zonën e Fushë-Mëzezit si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit E. M., 29 vjeç dhe Sh. S., 32 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, njofton policia.