INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr me thika midis dy adoleshentëve në Durrës, njëri transportohet me urgjencë në Spitalin Ushtarak

Sherr me thika midis dy adoleshentëve në Durrës, njëri transportohet me urgjencë në Spitalin Ushtarak

Publikuar më: 21:04 25-02-2019

Një sherr mes adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Durrës.

Burime nga “BalkanWeb” raportojnë se dy nxënës të një shkolle 9-vjeçare të Durrësit janë konfliktuar sot në mesditë dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Një prej tyre është plagosur pranë shtyllës kurrizore dhe është dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës ku ndodhet në terapi intensive.

Mësohet se dy adoleshentët janë nxënës të së njëjtës shkollë dhe sherri mes tyre ka ndodhur në rrugë. Policia ndërkohë ka ndaluar autorin e plagosjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018231868743896