Në Himarë, parandalohet një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në ngjarje tragjike!
Pas një telefonate e cila ka ardhur në Sallën Operative Himarë, lidhur me një konflikt në fshatin Pilur, midis dy shtetasve, Strukturat e Policisë së Komisariatit Himarë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje.
Në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar shetasin Jani Kreku i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse-shpuese (thikë), në tentativë për ta vrarë shtetasin V.L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Jani Kreku, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale ”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal.