Në zonën e Kombinatit në Tiranë, një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur, pas një sherri me thika. Policia thotë se ka arrestuar autorin e dyshuar. Policia mësoi mbi sherrin përmes një telefonate dhe shkoi në Yzberisht pranë xhamisë ku dhe ka ndodhur ngjarja.
Policia më pas konstatuar se shtetasin D. L. 17 vjeç, është dëmtuar me thikë dhe më pas u dërgua për në spital. Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi D. L, ishte konfliktuar me Erton Duka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit si për dhe gjetjen e mjetit prerës thikë.