Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në një lokal bastesh sportive në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë. Sipas Policisë, një person i moshës 25-vjeçare është goditur me thikë në bark dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në Spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Personi i plagosur është A.F. 25 vjeç. Policia është në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motivit të saj.