Një plagosje me armë të ftohtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i “Shkollës së Bashkuar”, ku pas një konflikti midis të rinjve, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i plagosur është Ergys Metolli 23 vjeç, i cili është transportuar në spital. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e plota të ngjarjes. Forca policore kanë nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar në komisariatin e policisë autori i dyshuar Tonin Cigarja.